Scripture Union Kosova

Shërbëtorë në një botë nevojtare
Kush Jemi ne?Na Kontakto

Filma të Krishterë

Besimi vjen nga Dëgjimi

Në partneritet me LUMO Project, Besimi Vjen nga Dëgjimi ofron burime filmike në shumë gjuhë që ndihmojnë që të përfshihesh me Jetën e Jezusit përmes katër Ungjijve. Këta filma të metrazhit të gjatë e përdorin tekstin e Ungjijve siç është, si një skriptë – fjalë-për-fjalë. Duke qenë i krijuar nga LUMO që shfrytëzon kërkime të zgjeruara teologjike, historike dhe arkeologjike, secili film është adaptuar me audiot e ‘Besimi Vjen nga Dëgjomi’, në gjuhët e botës. Tani, shikuesit dhe dëgjuesit për herën e parë mund ta shikojnë dhe dëgjojnë edhe në gjuhën shqipe. Versioni i përdorur i Biblës është ai i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale Shqiptare. Për më tepër informacione rreth projektit në fjalë, mund ta vizitoni faqen zyrtare të internetit.

www.faithcomesbyhearing.com/what-we-do/gospel-films

Për t’i parë filmat e Ungjillit sipas Mateut, Markut, Lukës e Gjonit, mund ta vizitoni kanalin tonë zyrtar në YouTube.

Misioni dhe Vizioni

Të sjellim Lajmin e Mirë

Duke bashkëpunuar me kishat, SCRIPTURE UNION KOSOVA synon ta bëjë të njohur Lajmin e Mirë të Perëndisë për fëmijët, për të rinjtë dhe për familjet e tyre, si dhe për t’i inkurajuar njerëzit e të gjitha grup moshave të takojnë përditë Perëndinë, përmes Biblës dhe lutjes, që ata të besojnë personalisht te Zoti ynë Jezus Krisht, të rriten në pjekurinë e Krishterë dhe të bëhen anëtarë të përkushtuar të kishës, ashtu edhe shërbëtorë në një botë nevojtare. 

Sporti dhe Jezusi

Kosovarët janë shumë të pasionuar pas sportit. Kosova është një shtet i ri dhe vetëm në vitet 2017 dhe 2018 Kosova është pranuar në institucionet sportive ndërkombëtare.

Burimet

Scripture Union Kosova që nga themelimi i saj ka punuar për të sjellur sa më tepër burime që mund të përdoren nga kishat por edhe nga individët. Materialet tona tashmë janë në dispozicion dhe ato mund të sigurohen nëpër Libraritë Krishtere. Kur njerëzit hasin në vështirësi për të siguruar kopje të titujve të tyre të preferuar, mund të na shkruajnë dhe ne me kënaqësi ju ndihmojmë.

Rojet Nga Ankora

Rojet nga Ankora është një lojë për fëmijët. Ajo është e disponueshme në formë aplikacioni i cili mund të shkarkohet falas në çdo telefon apo tabletë të mençur.

Projekti Bibla

Projekti Bibla është ndoshta një nga projektet më në zhvillim në internet për momentin. Paraqitet me animacione me video të shkurtra për secilin libër të Biblës. Projekti është duke u përkthyer në shumë gjuhë botërore. Ajo nuk ishte përkthyer në shqip më parë